Aeg-Electrolux BE3002021M Bedienungsanleitung Seite 6

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 32
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 5
Për të parandaluar dëmtime ose çngjyrime të smaltit:
– Mos vendosni enë furre ose objekte të tjera drejtpërdrejt në fund të pajisjes.
– Mos fusni letër alumini direkt në pjesën e poshtme të pajisjes.
– mos hidhni ujë drejtpërdrejt në pajisjen e nxehtë.
– mos lini enë të lagura dhe ushqim në pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
– bëni kujdes kur hiqni ose vendosni aksesorët.
Çngjyrimi i smaltit nuk ndikon në funksionimin e pajisjes. Ai nuk konsiderohet defekt në
kuptimin e ligjit për garancinë.
Përdorni një tigan të thellë për kek të njomë. Lëngjet e frutave shkaktojnë njolla që mund
të jenë të përhershme.
Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi, zjarri ose dëmtimi të pajisjes.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka rrezik që panelet e xhamit të thyhen.
Ndërrojini menjëherë panelet prej xhami të derës kur janë të dëmtuara. Lidhuni me
Servisin.
Tregoni kujdes kur ta hiqni derën nga pajisja. Dera është e rëndë!
Pastrojeni pajisjen rregullisht për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
Yndyra ose ushqimi i mbetur brenda pajisjes mund të shkaktojë zjarr.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutrale.
Mos përdorni produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte
metalike.
Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni udhëzimet e sigurisë në paketim.
Mos e pastroni smaltin katalitik (nëse ka) me asnjë lloj detergjenti.
Drita e brendshme
Lloji i llambës ose llambës halogjene të përdorur për këtë pajisje, është vetëm për pajisje
elektroshtëpiake. Mos e përdorni atë për ndriçim banese.
PARALAJMËRIM
Rrezik nga goditja elektrike.
Përpara ndërrimit të llambës, shkëputeni pajisjen nga korrenti.
Përdorni vetëm llamba me të njëjtat specifikime.
Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit elektrik.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe hidheni.
6 Të dhëna për sigurinë
Seitenansicht 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 ... 31 32

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare