Aeg-Electrolux L14950A Bedienungsanleitung Seite 11

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 44
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 10
Përzgjidhni programin e dëshiruar duke rrotulluar çelësin përzgjedhës të
programit (1)
Ju mund të zgjidhni programin e duhur për çdo lloj rrobash duke ndjekur përshkrimet në
tabelat e programeve të larjes (Shihni «Programet e larjes»).
Rrotullojeni çelësin përzgjedhës të programit deri sa të arrini në programin e dëshiruar.
Çelësi përzgjedhës i programit përcakton llojin e ciklit të larjes (p.sh. nivelin e ujit, lëvizjen
e kazanit, numrin e shpëlarjeve) dhe temperaturën e larjes sipas llojit të rrobave.
Kur përzgjidhni një program, në ekran do të afishohen simbolet treguese të ecurisë së
programit dhe simboli që i përgjigjet shkallës së tharjes që lejohet nga programi që keni
përzgjedhur.
Drita treguese e butonit 7 fillon të pulsojë dhe në ekran afishohet kohëzgjatja e programit
të përzgjedhur.
Çelësi përzgjedhës mund të rrotullohet si në drejtim orar ashtu edhe kundërorar.
Pozicioni
i korrespondon larjes me ujë të ftohtë, pozicioni funksioneve të Ricilësimit
të programit/ Fikjes së pajisjes.
Në fund të programit, çelësi përzgjedhës duhet çuar në pozicionin
, për ta fikur
pajisjen.
Në qoftë se çelësin përzgjedhës e çoni në një program tjetër kur pajisja është duke punuar,
drita treguese e verdhë e butonit 7 do të pulsojë 3 herë dhe mesazhi Err (gabim) do të
afishohet në ekran, për të treguar gabim në përzgjedhje. Makina nuk do ta kryejë programin
e ri të përzgjedhur.
Përzgjidhni shpejtësinë e centrifugimit, opsionet NIGHT CYCLE (CIKLIN E
NATËS) ose RINSE HOLD (SHPËLARJE ME PUSHIM) (butoni 2)
Kur është përzgjedhur programi i kërkuar, pajisja juaj automatikisht propozon shpejtësinë
maksimale të centrifugimit për atë program.
Shtypeni këtë buton disa herë për të ndryshuar shpejtësinë e centrifugimit, nëse dëshironi
që rrobat të centrifugohen me shpejtësi të ndryshme nga ajo e këshilluar nga vetë makina
larëse.
RINSE HOLD (SHPËLARJE ME PUSHIM): kur e përzgjidhni këtë opsion, uji i shpëlarjes së
fundit nuk kullohet krejt, për të mos lejuar që rrobat të zhubrosen. Në fund të programit,
në ekran do të afishohen simboli pulsues
dhe simboli RINSE HOLD (SHPËLARJE ME
PUSHIM), ndërsa simboli DOOR (dera e kyçur) do të mbetet i ndezur dhe drita treguese e
butonit 7 do të fiket. Dera mbetet e bllokuar, për t'ju treguar se në kazan ka ende ujë për
t'u zbrazur.
NIGHT CYCLE (CIKLI I NATËS): kur përzgjidhni këtë opsion, pajisja nuk do ta zbrazë ujin e
shpëlarjes së fundit, për të shmangur zhubrosjen e rrobave. Meqë të gjitha fazat e
centrifugimit anulohen, ky cikël larjeje është shumë i qetë dhe mund të përzgjidhet për t'u
kryer natën ose kur energjia elektrike kushton më pak. Në disa programe, shpëlarjet do
kryhen me më shumë ujë. Në fund të programit, në ekran do të afishohen simboli pulsues
dhe simboli RINSE HOLD (SHPËLARJE ME PUSHIM), ndërsa simboli DOOR (DERA) do
mbetet i ndezur dhe drita treguese e butonit 7 do të fiket. Dera mbetet e bllokuar, për t'ju
treguar se në kazan ka ende ujë për t'u zbrazur.
Përdorimi I përditshëm
11
Seitenansicht 10
1 2 ... 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 ... 43 44

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare