Problemi Shkaku i mundshëm/ Zgjidhja
Dera nuk hapet:
Programi është ende duke u kryer.
• Prisni deri në përfundim të ciklit të larjes.
Nuk është zhbllokuar ende bllokimi i derës.
• Prisni derisa simboli 9.4të jetë fikur.
Në kazan ka ujë.
• Përzgjidhni programin e shkarkimit ose të
centrifugimit për të zbrazur ujin.
Pajisja dridhet ose bën zhurmë:
Nuk keni hequr bulonat e transportit dhe
materialet e paketimit.
• Kontrolloni nëse pajisja është instaluar në
rregull.
Këmbët mbështetëse nuk janë rregulluar
• Kontrolloni nëse pajisja është niveluar mirë.
Rrobat nuk janë shpërndar njëtrajtësisht në
kazan.
• Rishpërndani rrobat.
Ka mundësi që brenda në kazan të ketë shumë
pak rroba.
• Futni më shumë rroba.
Centrifugimi nis me vonesë ose pajisja nuk
centrifugon:
Është aktivizuar mekanizmi elektronik i dallimit
të mungesës së ekuilibrit, sepse rrobat nuk janë
shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në kazan.
Rrobat rishpërndahen duke u rrotulluar kazani
në kah të kundërt. Kjo mund të ndodhë disa
herë, derisa mungesa e ekuilibrit të mënjanohet
dhe centrifugimi të mund të rifillojë. Nëse, pas
disa minutave, rrobat ende nuk janë shpërndarë
siç duhet në kazan, pajisja nuk do ta kryejë
centrifugimin.
• Ngarkesa e rrobave ndoshta është shumë e
vogël , shtoni më shumë rroba, rishpërndani
ngarkesën me dorë dhe pastaj zgjidhni
programin e centrifugimit.
Pajisja nuk than siç duhet ose nuk than fare:
Koha e tharjes nuk është përzgjedhur.
• Zgjidhni kohën e tharjes.
Rubineti i ujit është i mbyllur.
• Hapeni rubinetin e ujit.
Filtri i shkarkimit është bllokuar.
• Pastroni filtrin e shkarkimit.
Pajisja është e mbingarkuar.
• Pakësoni ngarkesën e rrobave.
Koha ose shkalla e përzgjedhur e tharjes nuk
ishin të përshtatshme për rrobat.
• Zgjidhni kohën ose shkallën e përshtatshme
të tharjes për rrobat.
Si të veprojmë nëse… 35
Kommentare zu diesen Handbüchern