
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitullit "Të dhëna për sigurinë"
Pastrimi i parë
• Nxirrini të gjitha pjesët nga pajisja.
• Pastroni pajisjen përpara përdorimit për herë të parë.
Referojuni kapitullit "Kujdesi dhe pastrimi".
Vendosja e orës
Furra do të funksionojë vetëm pasi të cilësohet ora.
Kur lidhni pajisjen me rrjetin elektrik ose në rast ndërprerjeje të furnizimit me energji,
treguesi i funksionit të orës do të pulsojë automatikisht. Kaloni në pikën 2.
1. Për të ndërruar orën ekzistuese shtypni butonat " +" dhe " - " në të njëjtën kohë, derisa
treguesi i orës të fillojë të pulsojë.
2. Vendosni orën me butonat " +" ose " - ".
3. Pas rreth 5 sekondash, pulsimi do të ndalet dhe në ekran do të afishohet ora që keni
vendosur.
Kur është aktivizuar funksioni i kohëmatësit, ora e ditës nuk mund të ndryshohet.
Për të përdorur furrën, shtypni çelësin e palosshëm. Çelësi do të dalë më pas jashtë.
Ndezja dhe fikja e furrës
1. Çojeni çelësin e funksioneve të furrës në funksionin e dëshiruar.
2. Çojeni çelësin e temperaturës në temperaturën e dëshiruar.
Kur furra është në funksionim, treguesi i fuqisë qëndron i ndezur.
Drita e temperaturës ndizet kur temperatura e furrës rritet.
3. Për ta fikur furrën, çojeni çelësin e kontrollit të funksioneve të furrës dhe çelësin e
kontrollit të temperaturës në pozicionin Off (fikur).
Ventilatori ftohës
Kur pajisja është në punë, ventilatori ftohës ndizet automatikisht për të mbajtur të ftohta
sipërfaqet e pajisjes. Nëse fikni pajisjen, ventilatori ftohës vazhdon të punojë derisa të
ftohet pajisja.
Funksionet e furrës
Funksioni i furrës Përdorimi
Drita Përdoreni këtë funksion për të ndriçuar brendësinë e furrës.
Përdorimi I përditshëm 7
Kommentare zu diesen Handbüchern