
Shkrirja e akullit
Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren, mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose
në temperaturën e dhomës, në varësi të kohës në dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira, direkt
nga ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të zgjasë më shumë.
UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
Këshilla për kursimin e energjisë
• Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose mos e lini atë absolutisht të hapur më
shumë se ç'duhet.
• Nëse temperatura e ambientit është e lartë, Rregullatori i Temperaturës është
vendosur në përzgjedhjen më të lartë dhe pajisja është e mbushur plot, kompresori
mund të punojë pa pushim duke shkaktuar formimin e ngricës ose akullit në aparatin
e avullimit. Nëse kjo gjë ndodh, rrotulloni Rregullatorin e Temperaturës drejt një
përzgjedhjeje më të ulët për të lejuar shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë kursimin e
konsumit të energjisë.
Këshilla për ftohjen e ushqimeve të freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
• mos depozitoni ushqime të ngrohta apo lëngje që avullojnë në ftohës
• mbuloni me kapak ose mbështillni ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë të fortë
• vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë që ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij
Këshilla për ftohjen
Këshilla të nevojshme:
Mish (të gjitha llojet) : mbështillini në qeska polietileni dhe vendosini mbi raftin e xhamit
që ndodhet mbi sirtarin e perimeve.
Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më shumë se një ose dy ditë.
Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta, etj..: këto duhet të mbulohen dhe mund të
vendosen në çdo raft.
Frutat dhe perimet: këto duhet të pastrohen mirë dhe të vendosen në sirtarin e posaçëm.
Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen në mbajtëset e posaçme hermetike ose të
mbështjella në letër alumini ose qeska prej polietileni, për të lejuar brenda sa më pak ajër
të jetë e mundur.
Shishet e qumështit: këto duhet të kenë një kapak dhe duhet të vendosen në mbajtësen e
shisheve tek dera.
Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat, nëse nuk janë të paketuara, nuk duhet të mbahet
në ftohës.
Këshilla për ngrirjen
Për t'ju ndihmuar të kryeni pjesën më të madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni disa
këshilla të rëndësishme:
• sasia maksimale e ushqimit që mund të ngrihet në 24 orë. është shfaqur në tabelën e
vlerave;
14
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Kommentare zu diesen Handbüchern